Site icon Telegrafi

Jeremy Meeks së bashku me djalin e tij marshojnë në protestën e ‘Black Lives Matter’ për vrasjen e Floyd

Jeremy Meeks u bashkua me mijëra protestues në marshimin e “Black Lives Matter” për vrasjen e George Floyd në Beverly Hills të shtunën.

Modeli 36-vjeçar, i cili njihet si ‘Hot Felon’, mori pjesë në protestë me djalin e tij, Jeremy Jr, 11-vjeçar.

Ai dukej atraktiv në marsh pa bluzë e me një palë pantallona sportive të shkurtra të zeza, ndërsa mbante një çantë në shpinë.

Jeremy Meeks dhe djali i tij në protestë (Foto: Backgrid)

Ylli brohoriste me protestuesit dhe më vonë u pa i ulur në bar përkrah djalit të tij të cilin ai më parë e kishte cilësuar si ‘i riu im’.

Lexo po ashtu Madonna befasoi fansat ndërsa iu bashkua protestës ‘Black Lives Matter’ në Londër me paterica

Jeremy ndan djalin me ish gruan e tij, Melissa Meeks, me të cilën ishte martuar për tetë vjet.

I njëjti gjatë ditëve të fundit ka marrë pjesë në një numër marshimesh në zonën e Los Angeles.

Jeremy Meeks dhe djali i tij në protestë (Foto: Backgrid)

Vdekja e 46-vjeçarit, George Floyd në Minneapolis ka ndezur protesta në të gjithë vendin për brutalitetin e policisë kundër afrikano-amerikanëve.

Më 25 maj, Floyd – një mashkull afrikano-amerikan – përjetoi një vdekje të tmerrshme në duart e policisë në Minneapolis, Minesota. /Telegrafi/

Exit mobile version