Chloe Green ka zbuluar se ka lindur fëmijën e saj të parë me Jeremy Meeks.
Trashëgimtarja e Topshop ka mirëpritur “princin” me emrin Jayden Meeks-Green.
Ish i burgosuri 27 vjeçar ka konfirmuar lajmin sot, duke zbuluar se djaloshi ka lindur më 29 maj.
Ajo ndau fotografinë e parë të Jayden në llogarinë personale në Instagram duke thënë se ndihen të lumtur.
“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë lindjen e djalit të bukur Jayden Meeks-Green. I lindur më 29 maj 2018. Nëna dhe foshnja po janë mirë”, ka shkruar Jeremy në rrjetet sociale.
Ai më tutje u ka kërkuar të gjithëve të respektojnë jetën e tyre private dhe se në ditët në vijim do të kemi edhe më tepër imazhe të reja.
Ndryshe, ish-gruaja e Meeksit, Melissa javë më parë kishte abortuar pasi 34-vjeçari e braktisi për pasaniken Chloe Green (vajzën e Philip Green). /Telegrafi/