Telegrafi

Jeremiq tregon se si erdhi te takimi Thaçi-Putin

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se takimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi në Paris është mundësuar pas vizitë që kishte presidenti Aleksandar Vuçiq në Moskë.

Jeremiq, përmes një postim në Facebook, ka thënë se “kjo është pasojë direkte e vizitës së tetorit të Vuçiqit në Moskë, ku ia prezantoi Putinit planin e tij dhe të Thaçit për ‘demarkacion’, që nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

“Turp mbi turpin. Kjo nuk do të ndalet derisa në krye të shtetit është palaço i paturp dhe paskrupullt”, ka shkruar Jeremiq. /Telegrafi/