Telegrafi

Jeremiq: Serbia do të ketë një “Shqipëri të Madhe” në kufirin e saj

Ish ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se një pjesë integrale e planit të “korrigjimit të kufijve” është se Kosova dhe Serbia të mos bllokojnë njëra-tjetrën në komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara.

Kështu, sipas tij, shkruan portali “kossev”, nëse me nënshkrimin nga Serbia, Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, nuk ka asnjë mekanizëm ligjor ndërkombëtar për të parandaluar dy anëtarë të OKB-së që të bashkohen në një shtet.

Në këtë rast të veçantë, siç ka thënë Jeremiq, Kosova dhe Shqipëria në “Shqipërinë e Madhe”.

“Kështu, brenda pak vitesh pas nënshkrimit të demarkacionit, Serbia do të ketë një Shqipëri të Madhe në kufirin e saj”, ka shtuar Jeremiq.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, bota është e shqetësuar dhe disa kryeqytete janë në mënyrë të qartë kundër kësaj. /Telegrafi/