Vuk Jeremiq, lideri i Partisë Popullore opozitare dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka shpërndarë një lajm të rremë me rastin e 24-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj RF të Jugosllavisë.
Jeremiq në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi teksa shihet në flakë kryeqyteti irakian, Bagdadi duke pretenduar se bëhet fjalë për Beogradin.
“Ata që duan të relativizojnë agresionin e NATO-s në vitin 1999 thonë se gjoja është drejtuar kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, e jo kundër Serbisë dhe popullit të saj. Ai pretendim ra në ujë në vitin 2008, kur ata përkrahën shpalljen e njëanshme të pavarësisë në Prishtinë…”, ka shkruar Jeremiq përkrah të imazhit të publikuar në Twitter.
Oni koji bi da relativizuju NATO agresiju 1999. govore da je ona navodno bila usmerena protiv režima Slobodana Miloševića, a ne protiv Srbije i njenog naroda.
Ta tvrdnja je pala u vodu 2008, kada su podrškom jednostranom proglašenju nezavisnosti u Prištini… (1/3)⬇️⬇️ pic.twitter.com/e3GELFdQ0D
— Vuk Jeremić (@jeremic_vuk) March 24, 2023
Jeremiq pas reagimeve të shumta, duke përfshirë edhe analistin austriak, Florian Bieber ka pranuar se kishte shpërndarë një fotografi të Bagdadit dhe ka kërkuar falje.
“Dikush nga Gjermania raportoi sot postimin tim në Twitter për përvjetorin e fillimit të agresionit të NATO-s kundër Serbisë, me kërkesë që të hiqet tweeti. Ndoshta sepse kam postuar gabimisht një foto të Bagdadit, pavarësisht se e pranova gabimin pasi mu tërheq vërejtja. E vërteta dhemb”, ka pohuar ai.
Ndryshe, NATO ka nisur bombardimet më 24 mars të vitit 1999 të caqeve të ushtrisë serbe, e cila po kryente masakra ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë. /Telegrafi/
Neko iz Nemačke je prijavio moj današnji tvit o godišnjici početka NATO agresije na Srbiju, sa zahtevom da tvit bude uklonjen. Verovatno zato što sam greškom postavio sliku Bagdada, uprkos tome što sam grešku priznao, nakon što mi je na nju skrenuta pažnja. Istina boli. pic.twitter.com/xg0GUR8o9Z
— Vuk Jeremić (@jeremic_vuk) March 24, 2023