Kandidati presidencial në Serbi Vuk Jeremiq, në një tubim elektroral në Vojvodinë tha se regjimi i tanishëm në Serbi i ka premtuar Perëndimit se do të njoh Kosovën.
“Kjo qeveri i ka premtuar Perëndimit se do të njohin Kosovën”, tha kandidati presidencial, Vuk Jeremiq.
“Qëndrimi im për Kosovën është i njohur nga të gjithë. Unë nuk kam ndryshuar, dhe po të kisha ndryshuar do të isha i pari në përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ish-kryediplomati serb, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta.
Jeremiq para disa ditësh ka bërë fushatë edhe në Kosovë, ku ka vizituar edhe Patriarkanën e Pejës.