Telegrafi

Jeremiç: Tërheqja e stafit nga ana e Serbisë është diletantizëm diplomatik (Foto)

Ish-Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, në Twitter ka shkruar qëndrimin e tij për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet maqedono-serbe, pas thirrjes së stafit nga ambasada serbe në Shkup për konsultime në Beograd, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çfarëdo që të kishte ndodhur në Shkup, tërheqja e të gjithë stafit të ambasadës është diletantizëm diplomatik dhe sharlatanizëm, karakteristik e shteteve të bananës”, ka shkruar Jeremiç në Twitter.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se nëse Maqedonia me të vërtetë voton për pranimin e Kosovës në UNESCO, ata do të rishikojnë vendimin e tyre lidhur me njohjen e Republikës së Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues.

Përndryshe Qeveria e Republikës së Maqedonisë kumtoi se, është fuqimisht i përkushtuar dhe ndërmerr hapa intensive në drejtim të zgjidhjes përkundër krijimit të problemeve, duke i avancuar mirëfqinjësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin me Republikën e Serbisë, si dhe me vendet tjera në fqinjësi. /Telegrafi/