Ish-Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, në Twitter ka shkruar qëndrimin e tij për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet maqedono-serbe, pas thirrjes së stafit nga ambasada serbe në Shkup për konsultime në Beograd, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Çfarëdo që të kishte ndodhur në Shkup, tërheqja e të gjithë stafit të ambasadës është diletantizëm diplomatik dhe sharlatanizëm, karakteristik e shteteve të bananës”, ka shkruar Jeremiç në Twitter.
Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se nëse Maqedonia me të vërtetë voton për pranimin e Kosovës në UNESCO, ata do të rishikojnë vendimin e tyre lidhur me njohjen e Republikës së Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues.
Përndryshe Qeveria e Republikës së Maqedonisë kumtoi se, është fuqimisht i përkushtuar dhe ndërmerr hapa intensive në drejtim të zgjidhjes përkundër krijimit të problemeve, duke i avancuar mirëfqinjësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin me Republikën e Serbisë, si dhe me vendet tjera në fqinjësi. /Telegrafi/
Šta god se desilo u Skopju, povlačenje celokupnog osoblja ambasade je diplomatski dilentatizam i šarlatanstvo, svojstveno banana državama.
— Vuk Jeremić (@jeremic_vuk) August 21, 2017