Telegrafi

Jeremic me “Marshin në Drinë” e koriti Serbinë

Ish-ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic, e kishte futur këngën nacionaliste “Marshi në Drinë”, gjatë një koncerti të mbajtur në New York, për nder të presidencës serbe të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Më pas, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Moon, kishte kërkuar falje, duke argumentuar se Sekretari i Përgjithshëm nuk e dinte se kënga është përdorur në luftë gjatë sulmeve në qytetet boshnjake e kroate.

Petrit Selimi vlerëson se kjo sjellje po i kthehet si bumerang Jeremicit, duke konfirmuar imazhin e Serbisë si nacionaliste dhe jo të aftë të ballafaqohet me të kaluarën.

“Duhet të kuptojmë se sjellja e Jeremicit është më shumë e dedikuar publikut të brendshëm në Serbi, pasi që mediat serbe tani po përfolin se ai do të përjashtohet nga partia e vet nga ana e kryetarit të ri të demokratëve Djilas, pasi që ish mësuesi i tij Tadic nuk është më faktor”, ka thënë Selimi. /Telegrafi/