SPB Veles në Prokurorinë Themelore Publike Veles ka paraqitur kallëzim penal kundër A.B (33) dhe 30-vjeçares A.S, të dy nga fshati Melnicë, komuna e Çashkës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer në vazhdimësi veprën penale “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
“A.B punonjës i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, ka lëshuar certifikata dhe ka paraqitur kërkesa për deklarime për personat që nuk janë prezent në vend, përkatësisht për personat shtetas të Republikës së Turqisë, gjë që bie ndesh me Ligjin për Udhëheqjen e Librave Amë. Ai në një periudhë tre vjeçare ka ndërmjetësuar në dorëzimin e dokumentacionit për personat që kanë dashur të marrin nënshtetësinë e RMV-së dhe nga një person ka marrë përfitim pasuror të kundërligjshëm prej 400 deri në 800 euro. Në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i shtetit”.
“A.S, e punësuar si këshilltar për shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka pranuar dokumente – kërkesa për pranim në shtetësi për personat që kërkojnë shtetësi nga origjina, pa qenë të pranishëm dhe nuk e kanë dorëzuar kërkesën personalisht, gjë që është në kundërshtim me Ligjin për Shtetësinë. Ajo ka marrë të gjithë dokumentacionin, i cili i është dorëzuar tek i kallëzuari i parë, i cili më pas e ka dorëzuar tek A.S”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.