Site icon Telegrafi

Jepini mirëseardhjen çizmeve

Luks rebel
Çizme e dekoruara me perҫina ose gurë janë një domosdoshmëri këtë sezon. Ato ju sigurojnë një pamje prej rokere dhe ndoshta shumë origjinale. Ato janë rikthyer sërish si një nga trendet e këtij sezoni. Ato mund të kombinohen me një palë xhinse dhe xhup lëkure.

Elegancë djaloshare
Çizmet casual janë trendi më i fundit që nuk duhet të mungojë në gardërobën tuaj. Ato mund t’i shihni të veshura nga ikonat e modës si Kate Moss ose Alexa Chung. Ato janë të përshtatshme për çdo lloj stili. Mund të vishen me këmisha, triko sportive.Për të qenë seksi
Gjysmë-çizmet e zeza me takë janë të nevojshme për çdo femër. Ato ju sigurojnë elegancë dhe finesë. Sugjerohet përzgjedhja e ngjyrave të errëta si e zezë, kafe apo të hapura si portokalli dhe bezhë. Këto çizme mund të kombinohen me një fustan dhe xhaketë.

Çizmet e kamoshit
Çizmet e kamoshit me ngjyrë kafe do t’iu shoqërojnë kudo. Ato mbeten gjithmonë në modë dhe sugjerohet të vishen në kohë të thatë. /Living/Telegrafi/
 

Exit mobile version