Gjatë ditës së djeshme është dhënë repriza e shfaqjes “Revolta e Presjes” në Muzeun e Mitrovicës.
Shfaqja iu dedikua fëmijëve, derisa u realizua nën regjinë e Fatmir Hysenit e ku autore ishte Dituri Neziraj.
Teatri i Mitrovicës “Muharrem Qena” ka njoftuar se aktorët që përformuan në këtë shfaqje ishin: Blerina Veseli, Qendresa Kajtazi, Mirsad Ferati, Arbesa Azemi, Agan Asllani dhe Artan Hetemi shkruan Telegrafi.
Vlen të theksohet se për të gjithë adhuruesit e vegjël të shfaqjeve, hyrja ishte e lirë.
Repriza e kësaj shfaqjeje është dhënë në dy termine, ndërsa premiera e saj ishte më 1 qershor.