Muzikali “Mamma Mia” është sfida që Agai u ka dhënë fermerëve dhe që duhet ta realizojnë brenda kësaj jave.
Rolet janë ndarë dhe fermerëve fillimisht iu dha mundësia që ta shihnin filmin e më pas të nisnin provat.
Baby G do të jetë në rolin e Sophies ndërsa Xhesika në rolin e të fejuarit të Sophies, Sky.
Dhe një nga skenat që duhet të bëhet është edhe ajo e puthjes, ku për këngëtaren duket paksa e sikletshme.
Për ta bërë më të lehtë këtë, ‘trajnimin’ i ka dhënë aktorja Mariana Kondi, e cila tashmë dihet se është aktore.
Kjo skemë ka shkaktuar shumë të qeshura dhe reagim tek fermerët e tjerë që ishin në dhomën e gjumit dhe e panë këtë skenë nga afër.
Në Ferma VIP, ata janë shumë aktiv me sfida e lojëra të ndryshme. /Telegrafi/