Telegrafi

Jepet premiera e shfaqjes “Zanat e Luleve” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Ditën e sotme (e diel) është shfaqur premiera e “Zanat e Luleve” e realizuar nga studio “Let’s Dance” e Vjollca Llugiqit.

Shfaqja, e mbajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës, mblodhi fëmijët e moshave të ndryshme.

‘Zanat e vogla’ shpalosën shpirtin e tyre artistik përmes baletit, me një performancë e paraqitje të mrekullueshme.

Shfaqja “Zanat e Luleve”

“Zanat e Luleve” ndërkohë shfaqi secilën balerinë si një mishërim të luleve që rriteshin, zhvilloheshin e freskinë e tyre ia falnin botës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Teatri Kombëtar i Kosovës

Shfaqja filloi me një performancë të realizuar nën tingujt e Secret Garden, ndërsa u mbyll me këngën ”Me lule të bukura” të interpretuar nga Eliza Hoxha.

Shfaqja “Zanat e Luleve”

E veçantë në gjithë këtë qëndron se pjesë e kësaj trupe balerinësh ishin edhe disa fëmijë me aftësi të kufizuara, duke dërguar mesazhin se të gjithë jemi të barabartë.

Disa nga solistet në këtë shfaqje ishin: Edita Zeka, Noela Selishta, Rejna Beqiri, Alea Dvorani, Tiara Kamberi, Margarita Berisha etj. /Telegrafi/

Shfaqja “Zanat e Luleve”