Kjo shfaqje është e bazuar nga rrëfimet dramatike të grave që përjetuan tmerret e luftës në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre, të grave që rrëfyen histori rrëqethëse… Rrëfimet e paraqitura në këtë shfaqje janë nga rajone të ndryshme të Kosovës.
“Kurrë më” përmban 6 monologë të cilat i rrëfejnë 6 aktore të njohura kosovare:
Safete Rogova, Kumrie Hoxha, Aurita Agushi, Egzona Ademi, Florentina Ademi dhe Leonora Hasani. /Telegrafi/