Ministrja e Shëndetësisë në Belgjikë, Maggie De Block, ka treguar për televizionin VTM se deri tani kanë informata se janë të lënduar 250 persona dhe 31 të tjerë kanë vdekur nga sulmet e sotme (e martë) në Bruksel.
Sipas saj, 11 persona kanë ndërruar jetë në sulmet në Aeroportin e kryeqytetit dhe 20 të tjerë në metro.
Ky është numri zyrtar i qeverisë belge për viktimat nga sulmet e sotme.