Telegrafi

I jepet lamtumira e fundit me rite islame Muhammad Alis (Foto/Video)

Ka filluar ceremonia e fundit para varrimit të Muhammad Alis.

Sot është mbajtur ceremonia përkujtimore me rite fetare islame.

Mijëra tifozët kanë marrë pjesë në një shërbim lutjesh myslimane për të nderuar boksierin legjendar në qytetin e tij të Louisville, Kentucky, transmeton Telegrafi.

Muhammad Ali ka vdekur javën e kaluar në moshën 74-vjeçare, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër.

KËTU mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Muhamed Alis

Mbi 14000 persona deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen në varrimin e Aliut në Louisville, ku mesin e tyre është edhe presidenti turk, Recep tayyip Erdogan, boksieri Lennox Lewis dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/