Site icon Telegrafi

I jepet lamtumira e fundit regjisores Arzana Kraja

I është dhënë lamtumira e fundit regjisores kosovare, Arzana Kraja!

E ndjera ishte gjendur e vdekur në banesën e saj në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, një ditë më parë.

Familjarë, miq, kolegë e fytyra të shumta publike u panë prezentë të enjten në Varrezat e Qytetit në Prishtinë, për ta përcjellë për në banesën e fundit të ndjerën.

Arzana Kraja ishte edhe bija e akademikut të njohur, Mehmet Kraja.

Ajo ka lënë prapa një krijimtari të bujshme artistike, si regjisore e filmave “Shkurta” dhe “Fusha e mëllenjave”.

Në varrimin e të ndjerës, një fjalim emocionues mbajti kolegia e saj, njëherësh mike shumë e mirë e të ndjerës, Teuta Krasniqi, e cila me lot në sy kujtoi disa nga tiparet e saj dalluese, ndërsa përshkruante humbjen e madhe për kinematografinë.

Humbja e saj ka pikëlluar mbarë opinionin shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version