Në fshatin Bllagajë të Pejës, në prani të shumë qytetarëve, miqve, kolegëve dhe personaliteteve të ndryshme nga Kosova, sot iu dha lamtumira e fundit profesorit shumëvjeçar, ish-deputetit dhe veprimtarit Riza Smaka.
Nipi i tij, Vllaznim Kelmendi ka përkujtuar Riza Smakën si njeri që do të mbetet përherë në kujtimet e tyre.
Do të mbetesh në kujtimet tona si udhërrëfyes për ne. Lamtumirë, dajë i çmuar! Pusho i qetë në tokën martire të Kosovës të cilën e deshe aq shumë”, ka shkruar Kelmendi në Facebook, i cili ka postuar edhe video nga ceremonia mortore.
Profesori universitar Riza Smaka ndërroi dje jetë në moshën 78-vjeçare. Ai ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga viti 2008-2011.