Site icon Telegrafi

I jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit italian

Botë e futbollit është në zi pasi legjenda e Italisë dhe e Milanit, Cesare Maldini, ka ndërruar jetë, ndërsa sot është varrosur në pranit të familjarëve dhe shumë ftuarave të njohura sportive.

Djali i tij Paolo Maldini, se bashku me nënën e tij Marisan kishin organizuar funeralin nga kisha Saint Ambrose Basilica.

Aty ishin edhe presidenti historik i Milanit, Silivo Berlusconi e ish shokët e skuadrës Andriy Shevchenko, Filippo Inzaghi, Clarence Seedorf e Massimo Ambrosini.

Nuk mungoi as kapiteni i Interit, Javier Zanetti e presidenti i Toronos, Urbano Cairo.

Cesare Maldini, ka qenë i suksesshëm si lojtar, por edhe si trajner. Ai ka fituat katër tituj të Serie A dhe një Kupë të Evropës gjatë viteve 1954 dhe 1963.

Ai vdiq në moshën 83 vjeçare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version