Site icon Telegrafi

I jepet lamtumira e fundit Jonuz Musliut

Qytetarë të shumtë kanë ardhur në teatrin e Gjilanit për të bërë homazhe pranë arkivolit të veprimtarit të çështjes kombëtare Jonuz Musliu.

Pas pak pritet të bëjë homazhe edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa, nga ora 11:00, mbahet mbledhja komemorative.

Jonuz Musliu dje ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare në një spital në Turqi, ku ishte duke u trajtuar pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë.

Ai ishte udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ndërsa ishte edhe njëri nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu Musliu kishte vuajtur disa vite burg në pushtetin e Jugosllavisë, i dënuar për veprimtari atdhetare shqiptare.

Exit mobile version