Site icon Telegrafi

I jepet lamtumira e fundit ish-luftëtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj

Ish-luftëtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj, sot iu dha lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, të afërm, bshkëluftëtarë, kryetar komunash dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Paraprakisht sot në hollin e pallatit “Jusuf Gërvalla” në Deçan, qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish luftëtares së UÇK-së, Fetnete Ramosajt, kurse në sallën e po këtij pallati u mbajt mbledhje komemorative, ku u tha se Fetnetja ka qenë denoncuesja më e madhe e krimit të bërë në Kosovë.

Ramosaj ka ndërruar jetë pasditen e së premtes.

Ndryshe, ajo që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë. Ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit. /Telegrafi/

Exit mobile version