Në varrezat e fshatit Begaj në Vushtrri sot, (e shtunë), i është dhënë lamtumira e fundit humanistit Faik Krasniqi.
Krasniqi ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.
Ai njihej për punët e tij humanitare, duke ndihmuar qytetarët dhe pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare në periudha të rënda që ka kaluar vendi.
Krasniqi në periudhën e paraluftës kishte në pronësi mullirin e tij dhe aty po ashtu dha ndihmat të cilat vazhduan edhe në periudhën e luftës, ku policia serbe ushtroi dhunë fizike ndaj të ndjerit.
Qytetarët e Vushtrrisë me rrethinë e kujtojnë si një njeri shumë fisnik./Telegrafi/