Telegrafi

I jepet lamtumira e fundit Astrit Deharit, tani pushon pranë vëllait të tij (Foto)

Trupi i pajetë i studentit të Mjekësisë dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari është varrosur në varrezat e fshatit Zllatar në Prishtinë.

Ai u varros pranë varrit të vëllait të tij Arbnorit i cili u vetëvra dy vite më parë.

Për ti dhënë lamtumirën e fundit, Astrit përveç familjarëve, aktivistëve dhe udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje, ishin mbledhur edhe shumë qytetar.

Dehari priste që së shpejti të bëhej baba, pasi që bashkëshortja e tij Arta është shtatzënë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

Kujtojmë që Astrit Dehari ndërroi jetë të shtunën në qendrën e Paraburgimit në Prizren. Rrethanat e vdekjes së tij do t’i bëjë të ditur raporti përfundimtar i autopsisë që iu bë dje trupit të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Telegrafi/