Telegrafi

I jepet lamtumira e fundit Aretha Franklinit

Aretha Franklin lies in her casket at Charles H. Wright Museum of African American History during a public visitation in Detroit, Tuesday, Aug. 28, 2018. Franklin died Aug. 16, 2018, of pancreatic cancer at the age of 76. (AP Photo/Paul Sancya, Pool)

Është përcjellë për në banesën e saj të fundit, mbretëresha e muzikës ‘soul’, Aretha Franklin.

Muzikantë, politikanë e yje të shumtë janë mbledhur sot (e premte) në Detroit të Shteteve të Bashkuara, për funeralin e artistes tashmë të ndjerë, Aretha Franklin.

Artistes Aretha Franklin iu dha lamtumira e fundit (Foto: Getty Images)

Ajo u nda nga jeta këtë muaj në moshën 76-vjeçare, pas vuajtjes nga sëmundja e kancerit.

Funerali i së ndjerës është përcjellë me performanca nga artistët Stevie Wonder, Ariana Grande, Faith Hill dhe Chaka Khan, të cilët kanë kënduar në nderim të saj.

Foto: Paul Sancya

Pjesë e ceremonisë së varrimit, ka qenë edhe ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton, i cili gjithashtu mbajti një fjalim para mijëra të pranishmëve.

Aretha Franklin këndoi për herë të fundit në nëntor të vitit të kaluar, në një gala mbrëmje në New York.

Bill Clinton mbajti fjalim për Aretha Franklin (Foto: Paul Sancya)

E njëjta kujtohet për hitet e saj të pavdekshme, dhe mënyrën e veçantë të të kënduarit në zhanrin “soul”. /Telegrafi/

Foto: Paul Sancya

 

Foto: Paul Sancya