Është përcjellë për në banesën e saj të fundit, mbretëresha e muzikës ‘soul’, Aretha Franklin.
Muzikantë, politikanë e yje të shumtë janë mbledhur sot (e premte) në Detroit të Shteteve të Bashkuara, për funeralin e artistes tashmë të ndjerë, Aretha Franklin.
Ajo u nda nga jeta këtë muaj në moshën 76-vjeçare, pas vuajtjes nga sëmundja e kancerit.
Funerali i së ndjerës është përcjellë me performanca nga artistët Stevie Wonder, Ariana Grande, Faith Hill dhe Chaka Khan, të cilët kanë kënduar në nderim të saj.
Pjesë e ceremonisë së varrimit, ka qenë edhe ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton, i cili gjithashtu mbajti një fjalim para mijëra të pranishmëve.
Aretha Franklin këndoi për herë të fundit në nëntor të vitit të kaluar, në një gala mbrëmje në New York.
E njëjta kujtohet për hitet e saj të pavdekshme, dhe mënyrën e veçantë të të kënduarit në zhanrin “soul”. /Telegrafi/