Telegrafi

I jepet lamtumira e fundit aktorit të ndjerë Rasim Thaçi – Cima

Pamje nga përcjellja për në banesën e fundit të aktorit të ndjerë, Rasim Thaçi - Cima (Foto: Telegrafi)

Është përcjellë sot (e shtunë) për në banesën e fundit aktori i humorit Rasim Thaçi, i njohur për publikun e gjerë si Cima.

Në praninë e familjarëve dhe të shumë dashamirëve, humoristit të ndjerë iu dha lamtumira e fundit në fshatin Vukoc të Komunës së Drenasit, që ishte edhe vendi i lindjes së aktorit tashmë të ndjerë.

Gjatë ditës, para Teatrit Kombëtar të Kosovës u bën homazhe në nderim të tij, ku të pranishëm u panë edhe krerët e lartë të shtetit si Kryeministri Albin Kurti, Kryeparlamentari Glauk Konjufca, Ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku si dhe deputeti Lumir Abdixhiku, njëherësh kryetar i LDK-së.

Pamje nga përcjellja për në banesën e fundit të aktorit të ndjerë, Rasim Thaçi – Cima (Foto: Telegrafi)

Rasim Thaçi u nda nga jeta të premten, pasi nuk i mbijetoi dëmtimeve shëndetësore nga virusi vdekjeprurës, COVID-19.

Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas një trajtimi disa javor pas diagnostikimit me coronavirus.

Pamje nga përcjellja për në banesën e fundit të aktorit të ndjerë, Rasim Thaçi – Cima (Foto: Telegrafi)

Rasim Thaçi – Cima njihet për skeçet e tij shumta humoristike ndër vite, teksa për një kohë mjaft të gjatë ka pasur një karrierë edhe si futbollist i Prishtinës dhe Flamurtarit. /Telegrafi/