Sot (e shtunë), artdashësit e Kosovës janë zgjuar me një lajm të hidhur, për humbjen e aktorit shqiptar, tashmë të ndjerë, Blerim Peci.
Ai vuante tash e sa kohë nga një sëmundje e rëndë në mëlçi, nga e cila nuk ka mundur të shpëtojë dot.
Atij iu dha lamtumira e fundit sot në Shipol të Mitrovicës, ku qytetarë të shumtë morën pjesë në varrimin e tij.
Ndërkohë, para ceremonisë së varrimit, janë mbajtur edhe homazhe në nderim të veprës dhe kontributit të tij artistik ndër vite.
Blerim Peci u bë i njohur nga “Show Messelation”, ndërsa viteve të fundit ishte angazhuar edhe në emisionin e përjavshëm humoristik “Vikendi” në RTK.
Ai la prapa bashkëshorten me dy fëmijë. /Telegrafi/