Telegrafi

I jepet lamtumira e fundit 18 vjeçarit nga fshati Çitak i Skenderajit që vdiq tragjikisht në Gjermani

I jepet lamtumira e fundit 18 vjeçarit nga fshati Çitak i Skenderajt që vdiq tragjikisht në Gjermani.

Rasti tragjik ka ndodhur në Gjermani, javën e shkuar, kur 18 vjeçari Argjend Çitak nga Komuna e Skenderajt, ka rënë në lum.

Rasti ka ndodhur të hënën, ndërkaq hetimet dhe dyshimet e para tregojnë se kosovari ka rënë në një lum afër fushës ku po luante futboll.

Ndërkohë që të premten është gjetur trupi i pajetë i tij, i cili është kthyer në Kosovë.

Varrimi i tij është bërë sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit Çitak.