I jepet lamtumira e fundit 18 vjeçarit nga fshati Çitak i Skenderajt që vdiq tragjikisht në Gjermani.
Rasti tragjik ka ndodhur në Gjermani, javën e shkuar, kur 18 vjeçari Argjend Çitak nga Komuna e Skenderajt, ka rënë në lum.
Rasti ka ndodhur të hënën, ndërkaq hetimet dhe dyshimet e para tregojnë se kosovari ka rënë në një lum afër fushës ku po luante futboll.
Ndërkohë që të premten është gjetur trupi i pajetë i tij, i cili është kthyer në Kosovë.
Varrimi i tij është bërë sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit Çitak.