Telegrafi

Jepet dora e fundit e punimeve në Tunelin e Kalimashit

Lyerja e tunelit do të bëhet me një ngjyrë gri të çelët.
Sipas Bajraktarit, kanë mbetur ende pa u betonuar rreth 150 metra, ndërkohë që avancimi përgjatë 24 orëve është rreth 20 metër. Sipas tij, pritet që javën e ardhshme betoni të jetë kryer plotësisht.

Betonimi përfundimtar sipas dizajnimit të rishikuar parashikon riforcim me 50-70 centimetra betonarme në një gjatësi prej 1 kilometri. Ndërkaq, kanë përfunduar së instaluari në të gjithë gjatësinë e betonuar kamerat e kontrollit dhe është në proces vendosja e sensorëve të kontrollit të CO2, sensorët e lagështisë dhe impiantet e pastrimit të ujërave që dalin nga tuneli.

Punimet për shpimin e tubit jugor të tunelit të Kalimashit kanë përfunduar dy muaj më vonë se ato në tubin verior.