Telegrafi

Jepet dënimi për sulmet e Madridit

Mbi shtatë të pandehur, shumica me origjinë marokene, rëndojnë edhe akuzat më të rënda, që nga vrasja e deri tek anëtarësi në një grup terrorist.

Gjykimi i të dyshuarve për sulmet në Madrid vjen pas 6 muajsh seancash gjyqësore.

Ky ishte procesi më i madh ligjor në historinë spanjolle.

Olga Sanchez, kryeprokurorja thotë se vendimi do të qartësojë atë që ndodhi më 11 mars të vitit 2004.

Zonja Sanchez tha se ka besim që vlerësimi do të tregojë se bombat u vendosën nga një grup vendas militantësh islamikë të frymëzuar nga al Qaeda.

Ndërkaq një numër spanjollësh ka dyshime serioze lidhur me ata që fshihen pas sulmeve.

Partia Popullore e opozitës thotë se vendimet do të qartësojnë pjesërisht ngjarjen.

Madje edhe pa prova, teoria për mundësinë e përfshirjes së grupit separatist ETA vazhdon të sillet vërdallë.

Por sikurse qeveria socialiste, edhe Partia Popullore i ka sytë nga zgjedhjet e vitit 2008 dhe thotë se nuk dëshiron që bombat e katër viteve më parë të jenë një çështje zgjedhore.

Shumë spanjollë i shohin vendimet si një hap i rëndësishëm drejt rikuperimit të vendit nga krimi më i rëndë terrorist.