Telegrafi

Jepen detajet e ceremonisë mortore dhe mbledhjes komemorative për Nexhmije Pagarushën

Të premten e datës 7 shkurt është ndarë nga jeta ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Duke lënë prapa një karrierë të pasur muzikore e kontribut artistik në diskografinë shqiptare, Pagarusha u largua nga kjo botë me një mal vlerësishmesh për të arriturat e saj për 86 vite sa jetoi në këtë botë.

Familja Pagarusha-Mulliqi ka treguar së fundmi përmes një letre të hapur detajet e ceremonisë mortore dhe mbledhjes komemorative në nderim të bilbilit të muzikës shqipe.

Lexo po ashtu Kush ishte Nexhmije Pagarusha - artistja shqiptare e emëruar "Bilbili i muzikës shqipe"

Ky është njoftimi i plotë i familjes Pagarusha (pa ndërhyrje):

Njoftim !

Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokolit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej ores 08:00 deri 17:00.

Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.

Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe,Malisheve me rrethin e ngusht familjar sipas amanetit të saj të fundit

E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 poashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.

Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne , gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokolit familjar.

ME RESPEKT,

FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi. /Telegrafi/