Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se sot në ora 09.05 minuta nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë arratisur dy të mitur, të cilët ishin në vuajtje të masës edukuese-korrektuese.
Ata janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes dhe me këtë rast janë suspenduar dy zyrtarë korrektues.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës si dhe ndaj dy të miturve është lëshuar letër – rreshtim, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. /Telegrafi/