Telegrafi

Jep një euro në bastore, fiton 15.000!

Pensionisti malazez ka fituar 15.000 euro në një bastore sportive, përderisa ka vënë bast vetëm një euro!

Gazeta podgoricase "Vijesti" shkruan se ai të mërkurën kishte vënë bast një tiketë prej dhjetë takimeve dhe ua kishte qëlluar të gjitha rezultateve.

Fituesi nafakali ka vënë bast tërë jetën, por deri më tani nuk ka fituar diç me peshë. "Më është realizuar ëndrra, për vetëm një euro, kam fituar 15.000", ka thënë pensionisti.