180 milionë euro është shuma që Shqipëria do të përfitojë nga Bashkimi Evropian për të përballuar pasojat në ekonomi për shkak të pandemisë.
Për Shqipërinë kushtet e vendosura nga BE janë që ato të përdoren për forcimin e financave publike, qëndrueshmërinë në sektorin financiar, përmirësimin e qeverisjes, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen sociale.
Ndihma financiare, pjesë e marrëveshjes së mirëkuptimit, përfshin vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nga kjo ndihmë përfituese është edhe Kosova, me 100 milionë euro.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca shkruan se edhe njëherë Bashkimi Evropian tregon solidaritetin me vendet e rajonit në kohën e një krize të paprecedentë.
With the delivery today of €180 million of macro-financial assistance (MFA) to #Albania?? to help the country limit the economic fallout of #COVID19,
the #EU?? shows once again its solidarity with the region at a time of an unprecedented crisis.
We are #StrongerTogether???? https://t.co/MtsZ46ZTJo pic.twitter.com/JWoYoPytkh— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) August 11, 2020