Telegrafi

I jep fund beqarisë ish-aktorja e “O Sa Mirë”, Anita Nikaj martohet me Summy Pulao

Ish-aktorja e hit-serialit “O Sa Mirë”, Anita Nikaj, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është martuar me amerikanin Summy Pulao.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kolegia e saj, aktorja prishtinase Ema Uka, e cila ka qenë gjithashtu aktore në “O Sa Mirë”.

Foto: Ema Uka/InstaStory

Ajo ka publikuar disa imazhe të Anitës me fustanin e bardhë, ku në njërën ndër to ka shkruar: “Më e mira ime është martuar”.

Përndryshe, aktorja Arta Nikaj e cila me prejardhje është nga Tuzi, është zhvendosur prej vitesh në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Foto: Ema Uka/InstaStory

Ajo u bë e njohur falë rolit të saj në “O Sa Mirë”, ku luante vajzën nga Tuzi me emrin ‘Lul’.

Anita Nikaj nuk është parë më të jetë angazhuar në ndonjë projekt kinematografik që atëherë. /Telegrafi/

Anita Nikaj me partnerin e saj (Foto: Anita Nikaj/InstaStory)