Telegrafi

I jep flakën xhamisë dhe një shtëpie në Runik

Në Runik të Skenderajt, një person sonte i ka dhënë flakën xhamisë dhe një shtëpi në këtë fshat.

Rastin e zjarrvënies e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se xhamia nuk ka pësuar dëmtime të mëdha, pasi që janë djegur kryesisht vetëm disa tepihë e enterier dytësor.

Ai po ashtu ka treguar se shtëpia është djegur vetëm pjesërisht dhe ka qenë e pabanuar, ndërsa kanë identifikuar të dyshuarin i cili po kërkohet.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se personi që ka djegur xhaminë dhe shtëpinë, ka probleme depresive dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.