Telegrafi

Jep dorëheqjen zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer dha sot dorëheqje pas mosmarrëveshjeve që ka pasur pas që presidenti Donald Trump zgjodhi drejtorin e ri të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, raporton AFP.

Presidenti amerikan emëroi sot Anthony Scaramucci në krye të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë.

Scaramucci është 53 vjeçar dhe drejtues i një shoqërie investimesh, transmeton KosovaPress.