Telegrafi

Jep dorëheqjen shefi i General Motors

Zyrtari la të kuptohej se Shtëpia e Bardhë i kishte kërkuar Rick Wagoner të japë dorëheqjen pas tetë vjetësh në post.

General Motors ka humbur më shumë se 80 miliardë dollarë që nga 2005.

GM dhe Chrysler për momentin po mbijetojnë si rezultat i huave qeveritare me vlerë mbi 17 miliardë dollarë. Industria u godit rëndë nga kriza ekonomike dhe periudha ka parë rënien më të madhe në shitje të makinave për 27 vjet.

General Motors i ka kërkuar qeverisë 16 miliardë dollarë ekstra për të mbijetuar.

Duke folur për për TV, CBS, presidenti Obama tha se qeveria do të kërkonte një seri sakrificash nga drejtuesit nga sindikatat, nga aksionerët, furnizuesit dhe kreditorët. /bbc/