Telegrafi

Jep dorëheqjen ministri i Financave i Bavarisë

Ministri i Financave i Bavarisë Erwin Huber morri përgjegjësinë politike për gjendjen e keqe të bankës së landit të Bavarisë dhe deklaroi se nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të ardhshëm në republikë.

Banka e landit të Bavarisë ishte e para bankë që u detyrua të kërkonte një ndihmë financiare prej 5,4 miliardë eurosh nga paketa financiare e qeverisë për shpëtimin e bankave.

Ndërkohë edhe banka gjermano-perëndimore e landit ka sinjalizuar se do të tërheqë para nga paketa shtetërore e ndihmës.

Sipas informacioneve të radios gjermano-veriore edhe banka veriore HSH kërkon të futet nën strehën e paketës së ndihmës. (DW)