Telegrafi

Jep dorëheqjen kreu i KESH-it, Gjergj Bojaxhi

Bojaxhi në fjalën e mbajtur ka deklaruar se vendos të mbyll misionin që i kanë ngarkuar, duke pohuar se ka përmbushur objektivat që iu kërkuan në nisjen e punës në krye të korporatës.

"Me marrjen e detyrës dy vjet më parë, kryeministri Sali Berisha kërkoi përmbushjen e tre objektivave. M’u kërkua sigurimi i energjisë 24 orë, privatizimi dhe mirëmenaxhimi i Korporatës. Me realizimin e tyre, misioni im u përmbyll", tha Bojaxhi. /shekulli/