Komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako, mësohet se ka dhënë dorëheqjen.
Dorëheqja nga Sako është paraqitur të premten, ndërkohë që mendohet se vendin e tij do ta zërë një tjetër ish-drejtues i njohur i Policisë, Haki Çako.
Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Gramoz Sakos, i cili e ka marrë detyrën në vitin 2013, por ndaj tij ka pasur akuza publike nga Partia Demokratike, përveçse për keqtrajtimin e deputetëve të opozitës gjatë protestave të tyre brenda dhe jashtë Kuvendit, ashtu edhe për korrupsion, shkruan Ora News.
Pak kohë më parë ndaj Sakos është ushtruar vettingu ku rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.