Site icon Telegrafi

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Muhamet Rrumbullaku

Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka dorëzuar Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dorëheqjen, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve.

Kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit të ri.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mbajti për 2 vite postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Rrumbullaku u emërua Kreu i Policisë së Shtetit në shtator të vitit 2022.

Ndërkaq ministri i Brendshëm ka lajmëruar që të premten në orë 10: 00 do të mbledhë të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.

Kjo do të jetë mbledhja e parë e ministrit që kur mori detyrën e ministrit më 28 korrik.

Exit mobile version