Zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës Petar Atanasov, përmes Facebook-ut ka njoftuar se do të jep dorëheqje nga posti i zv.ministrit.
Ai i është drejtuar kryeministrit Zoran Zaev për dorëheqjen e tij, duke thënë se nuk është realizuar ajo që është premtuar në sferën e arsimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kam hyrë në një sistem që me vite, jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por është kthyer mbrapa. Përveç disa formaliteteve në punë në ministri, këtë periudhë nuk ka ndodhur asgjë e rëndësishme. Ndryshimet në arsim që i theksuam, nuk i realizuam. Pse është kjo kështu, ju kryeministër e dini më mirë”, shkruan mes tjerash Atanasov.
Ai në fund thotë se ndalimi i të rinjve që të mos ikin nga vendi nuk mund të bëhet vetëm me deklarata, por sipas tij, duhet cilësi dhe reforma të reale në arsim, si dhe perspektivë për të rinjtë./Telegrafi/