Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje zhigolo i parë amerikan

Jim Davis, pronari i bordelit Shady Lady Ranch në Nevada, u tha mediave se ka shkëputur kontratën me “yllin” e tij, prostitutën e parë mashkull “me emrin artistik” Markus Destin.

“Tashmë kemi gjetur zëvendësimin”, ka thënë pronari, por ka shtuar se është e mundur që zhigolo në largim të kthehet sërish në punë.

Bashkëshortja e pronarit të bordelit, madem Bobbi Davis, thotë se largimi i Markusit ka qenë marrëveshje e dyanshme, ndërsa bordeli edhe më tutje do të punësojë meshkuj dhe do të shërbejë shërbime seksuale për femrat.

Markusin e zëvendësoi Y.Not, një mashkull 30 vjeçar nga Las Vegasi. /Telegrafi/

Exit mobile version