Telegrafi

Jep dorëheqje ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit në Ferizaj

Isa Berisha ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës.

“Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka aprovuar dorëheqjen e Dr. Isa Berisha, i cili ka ushtruar detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së në Facebook.

Ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Ferizajt është caktuar Selajdin Sallahu.

“U.d. drejtoresha Zejnullahu- Raçi, ka mbajtur një takim të përbashkët, duke falënderuar Dr. Berishën për punën e deritanishme në menaxhim të Spitalit të Ferizajt, kurse Dr.Sallahut i ka ofruar përkrahje nga ShSKUK dhe suksese në menaxhim të Spitalit të Ferizajt”. /Telegrafi/