Telegrafi

Jep dorëheqje trajneri i Prishtinës

Sipas zërave, Mehmeti e ka dhënë dorëheqjen e tij te presidenti i klubit Remzi Ejupi, për shkaqe shëndetësore.

Presidenti nga ana tjetër ka konfirmuar se klubin për ndeshjen ndaj Llamkosit do ta drejtojnë ndihmësit e Mehmetit.

Jo më larg se të hënën pritet të emërohet kryetrajneri i ri i klubit më të madh kosovar./Telegrafi/