Telegrafi

Jep dorëheqje të parevokueshme nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi (Foto)

Nënkryetari i Lëvizjes Besa dhe deputet i dorëhequr i kësaj partie në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Zeqirija Ibrahimi në vigjilje të mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa, jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra e nënkryetarit të Lëvizjes Besa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dhënien e dorëheqjes, nënkryetari Ibrahimi dhe kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar të komunës së Çairit, e arsyeton me apelin për rëndësinë e konceptit të partisë së tij se askush si individ nuk është më i rëndësishëm se partia dhe se asnjë person nuk është i pazëvendësueshëm pavarësisht pozitën që mban në parti, duke shtuar se duhet të pranohet përgjegjësia ashtu siç pranohen mirënjohjet.

“Prandaj, duke e njohur këtë rezultat – sido të arritur, në shenjë të respektimit të vlerave të vendosura nga Lëvizja BESA, që “të merret përgjegjësia politike për rezultatet”, po jap dorëheqje”, shkruan Ibrahimi./Telegrafi/