Vanço Shehtanski ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga vendi i ushtruesit të detyrës Drejtor në Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.
Në arsyetimin e dorëheqjes e dërguar deri tek kryeministri Zoran Zaev, Shehtanski thotë ”duke parë parasysh faktin se ka qenë i emëruar nga përbërja e kaluar , ai nuk mund të sjell vendime kur ka Qeveri të re dhe zgjidhje të reja kadrovike të cilat logjikisht duhet të sjellin vendime dhe të udhëheqin këtë institucion në të ardhmen”.
Ndryshe Shehtanski njihet për qëndrimet të ashpra kundër ndryshimeve të emrave në shkollat fillore dhe të mesme shqiptare në Shkup. /Telegrafi/